Abdixhiku: Moskoordinimi me aleatë – akt antishtetar, politika me miq është rruga e vetme e Kosovës

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në veri, duke kritikuar moskoordinimin me aleatët e Kosovës, veçanërisht me SHBA-të

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ftuar në emisionin Debat Plus

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në veri duke thënë se moskoordinimi me aleatë, në veçanti me SHBA-të, sipas tij është akt antishtetar.

“Kujt i shërben kjo politikë? Kujt i shërben një Kryeministër si ky? Kush përfiton kur Kosova i dhuron Serbisë të gjithë aleatët e saj? Ky s’mund të jetë çmimi ynë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së është shprehur se është “në mbështetje të plotë të djemve tanë me shërbim në veri”.

“Në mbështetje të plotë të djemve tanë me shërbim në veri. Në kërkesë të paalternativë për koordinim të ngushtë me aleatë. Politika e matur, politika me miq, është rruga e vetme e Kosovës. Gjithçka tjetër çon në theqafje; ku dhe jemi nisur me një Kryeministër si ky!”, ka theksuar kreu i LDK-së.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika