Abdixhiku në darkë pune me deputetin gjerman: Folëm për rigjetjen e rrugës integruese të Kosovës

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qenë në darkë pune me deputetin gjerman, Peter Beyer. Abdixhiku ka thënë se me deputetin gjerman kanë fiskutuar për "domosdoshmërinë e rigjetjes" së rrugës integruese të Kosovës e bashkëpunimin ndërpartiak

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputeti gjerman, Peter Beyer

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në darkë pune deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer.

Abdixhiku ka thënë se deputeti Beyer është një nga “kontribuesit më të mëdhenj” në Ballkanin Perëndimor.

“Peter ka qenë zë i pandalshëm avokues i Republikës së Kosovës dhe popullit tonë në katër mandatet paraprake në Bundestag dhe të gjitha funksionet brenda CDU-së”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për programin politik euroatlantik, për “domosdoshmërinë e rigjetjes” së rrugës integruese të Kosovës dhe për bashkëpunimin ndërpartiak.

“Do të shihemi së shpejti në Berlin”, ka përfunduar kryetari i LDK-së.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika