Abdixhiku: Njësia më elitare e shtetit detyrohet në protestë, trishtim e dëshpërim

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku vlerëson se është trishtim e dëshpërim që Njësia më elitare e shtetit detyrohet të zhvillojë protestë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese.

Ai vlerëson se është trishtim e dëshpërim që Njësia më elitare e shtetit detyrohet të zhvillojë protestë.

“Trishtim. Dëshpërim. Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, shkroi ai në Facebook.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues dhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës të mërkurën, duke kërkuar kushte më të mira.

Ata i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me shtesat që u janë ndarë nga Qeveria e Kosovës.

“Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive jemi mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë tona në lidhje me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë sidomos përfshirjen e shtesave të parapara me ligj. Këto dy njësi janë të trajnuara dhe përgatitura me standardet më të larta ndërkombëtare, operatorët e këtyre njësive janë të specializuar dhe certifikuar në luftën kundër terrorizmit, lirimin e pengjeve dhe në rastin ku cenohet siguria kombëtare përkatësisht janë të specializuara në trajtimin e kërcënive me eksploziv dhe bomba gjithashtu edhe në situata ku rrezikshmëria vlerësohet tejet ekstreme prandaj jemi njësitë elite të Kosovës”, ka thënë një nga pjesëtarët e NJSI-së.

Ai ka thënë se si njësi janë të përgatitur dhe të barabartë me njësitë elite të botës.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika