Abdixhiku pas takimit me profesor Qahilin: Tregimi i bukur për Kosovën duhet të vazhdojë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar profesorin Eshref Qahili dhe ka theksuar se "veprat e tij vazhdojnë të jenë reflektim i memories tonë kolektive që në pikturë e art sot e japin tregimin e bukur të Kosovës". E sipas tij, i njëjti tregim duhet të vazhdojë ende

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe profesori, Eshref Qahili

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka takuar profesorin Eshref Qahilin, të shtunën e 11 shkurtit.

I pari i LDK-së ka thënë se për 40 vjet, veprat e profesorit Qahilit, vazhdojnë të jenë reflektim i memories kolektive që në pikturë e art sot e japin tregimin e bukur të Kosovës.

Pamje nga takimi

“Takova profesor Eshref Qahilin në atelenë e tij në Prishtinë. Për 40 vjet, veprat e tij vazhdojnë të jenë reflektim i memories tonë kolektive që në pikturë e art sot e japin tregimin e bukur të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas kreut të LDK-së, ky ‘tregim i bukur’ duhet të vazhdojë, duke shtuar se “kjo është ëndrra jonë sot”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika