Abdixhiku pas vizitës në ShBA: Institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me Qeverinë amerikane

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit të tij me të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka reaguar duke thënë se është shqetësuese shkalla në të cilën institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me Qeverinë amerikane, gjersa, ka theksuar se një koordinim i ngushtë mes institucioneve te të dyja vendeve është i nevojshëm për të kapërcyer gjitha sfidat

Ilustrim





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është takuar me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin ka thënë se ka diskutuar për gjendjën e Kosovës, dhe është shprehur i shqetësuar për degradimin e raporteve me Qeverinë amerikane.

Abdixhiku ka theksuar nevojën e koordinimit të ngushtë të institucioneve të Kosovës me ShBA-të dhe me partnerët e tjerë.

“Koordinimi i tillë është garanci për të kapërcyer të gjitha sfidat”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndër tjera, i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se në takim ka shprehur shqetësimin e tij dhe të partisë së tij (LDK) për shkallën në të cilën institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me Qeverinë amerikane.

“Për shtetin tonë të ri, aleanca me ShBA-të është jetike. Kështu ka qenë tash e më shumë se tri dekada”, ka shtuar Abdixhiku.

Abdixhiku ka theksuar se bashkëpunimi i ngushtë me ShBA-të dhe partnerët evropianë, ia kanë sjellë lirinë dhe pavarësinë Kosovës.

“Populli i Kosovës është përjetë mirënjohës për gjithë angazhimin e partnerëve tanë”, ka shkruar ai.

Gjersa, u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të bashkëpunojnë ngushtë me ShBA-të dhe partnerët tjerë, për të shtyer sundimin e ligjit, sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë dhe në gjithë territorin e Kosovës.

Abdixhiku ka bërë të ditur se ka shtruar kërkesën për nënshkrimin e “Kartës për Partneritet Strategjik ndërmjet ShBA-ve dhe Kosovës”, pasi sipas tij kjo kartë bilaterale siguron avancim mes dy shteteve në mbrojtje, politikë, energjetikë, edukim, ekonomi, kulturë dhe tjera.

Njashtu, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja është mirënjohjëse për ndihmën e Qeverisë së ShBA-ve dhe popullit amerikan dhe ka theksuar se LDK-ja ka mision bashkëpunimin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Së bashku, deri më tani, kemi arritur rezultate historike, mbi të cilat duhet të sigurohet e ardhmja e Kosovës si shtet i barabartë me të gjitha shtetet e tjera të botës. Kosova, shtet i pavarur e sovran, e anëtarësuar në NATO e BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të, është misioni ynë i pandryshuar”, ka thënë Abdixhiku në postimin e tij.





Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika