Abdixhiku për deklaratën e Macronit: Lajm i keq për Kosovën, qytetarët tanë meritojnë liberalizimin e vizave

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku për deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron ka thënë se është lajm i keq për Kosovën

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave.

Abdixhiku është shprehur se janë “tri të vërteta të trishta” nga deklarata e presidentit Macron që e dha sot në Shqipëri. Sipas tij, ky është lajm i keq.

“E para vërtetë e trishtë është fakti që ne jemi në një pozicion që duhet pritur prej një fuqie të rëndësishme Evropiane, në dyshen e parë të Evropës, një pozicion qortues ndaj Kosovës pas 24 shtatorit. Sot jam ndier keq shumë sepse qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizim të vizave. E kanë merituar në vitin 2016 e meritojnë sot e gjithmonë. Mund të flasim për përgjegjës kush ka faj e kush jo, është një faturë e dëmshme për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku në Context të ATV-së.

Abdixhiku ka thënë se lajm edhe më i trishtë ka qenë reagimi i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Fakti që jemi në një diskutim të tillë potencial është bukur lajm i trishtë. E vërtetë ë trishtë e dytë, ne u portretizuam si vend që nuk e mbajmë fjalën. Kjo deklaratë po vjen nga një fuqi si Franca. Ky është lajm shumë i keq për Kosovës. E vërteta e trishtë e tretë është reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka thënë tutje kreu i LDK-së.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave, është pezulluar nga ana e Francës sepse sipas tij ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta Macron thotë se nuk po mbahet.

Lexo dhe: Macron: Çështja e vizave pezullohet nga ana e Francës

Presidenti Macron ka thënë se pret nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq që të mbajë përgjegjësi dhe të dënojë aketet e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. Ndërsa nga ana e Kosovës, Macron pret që të njihet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Për këtë deklaratë të Macronit, zyra e presidentit të Francës në një përgjigje për ABC News, ka thënë se “Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur”.

Lexo dhe: Zyra e Macron: Liberalizimi i vizave, çështje e hapur

“Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë”, thuhet tutje në përgjigje.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika