Abdixhiku premton pagë 1,000 euro për mësimdhënësit dhe 80 çerdhe të reja

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, gjatë një takimi me mësimdhënësit, ka prezantuar zotimet konkrete të partisë për sektorin e arsimit.

Ai tha se çdo mësimdhënës do të përfitojë pagë prej 1,000 eurosh si respekt për profesionin dhe dinjitetin e tyre.

Abdixhiku premtoi gjithashtu ndërtimin e 80 çerdheve të reja për t’i siguruar fëmijëve një fillim të mirë dhe mbështetje për prindërit.

Ai theksoi rëndësinë e mësimit tërëditor, shujtave të ngrohta, sportit dhe futjen e kodimit dhe inteligjencës artificiale në shkolla.

“Arsimi është themeli.  Dhe aty fillon çdo ndryshim i vërtetë. LDK dhe ekipi ynë janë të vetmit që kanë sot arsimin si prioritet. Me shembuj konkret nga Prishtina; me model për gjitjë Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika