Abdixhiku pret në takim kryetarin e Alternativës në Maqedoninë e Veriut, diskutohet për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim kryetarin e subjektit politik Alternativa në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi. Në këtë takim është diskutuar për forcimin e mëtutjeshëm të marrdhënieve ndëretnike

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku pret në takim kryetarin e subjektit politik Alternativa në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi

Këtë të hënë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim kryetarin e subjektit politik Alternativa në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi.

LDK ka njoftuar se gjatë këtij takimi, Abdixhiku ka shprehur vlerësimin për rolin e kryetarit Gashi në forcimin e mëtutjeshëm të marrdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut.

“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu vlerësimin për rolin e kryetarit Gashi në forcimin e mëtutjeshëm të marrdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Pamje nga takimi

Tutje, njoftohet se në këtë takim është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në shumë fusha, atë ekonomike, arsimore dhe kulturore.

“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim kryetarin e subjektit politik Alternativa në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi, me bashkëpunëtorë. Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu vlerësimin për rolin e kryetarit Gashi në forcimin e mëtutjeshëm të marrdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, u diskutua edhe thellimi i bashkëpunimit ndërshtetëror në shumë fusha, atë ekonomike, arsimore dhe kulturore”, njofton Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK).

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika