Abdixhiku: Regjimi i frikësuar e në rënie po i trajton studentët si material shitblerjeje zgjedhor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar për përfitimin e shumës prej 100 eurosh.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku e ka quajtur këtë veprim “përpjekje të një regjimi në rënie për të blerë vota” tri ditë para balotazhit.

“Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë – tre ditë para balotazhit”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se qeveria në detyrë po trajton studentët e Kosovës si “material shitblerjeje zgjedhore”, ndërsa paralajmëroi se të rinjtë do t’i japin përgjigje me votë në zgjedhjet e së dielës.

“Prandaj, këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. As votën. I keni nënçmuar. Do t’iu kthejnë përgjigje këtë të diel me votë. Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot!”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika