Abdixhiku: Shtrova kërkesën për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes Kosovës dhe ShBA-ve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka diskutuar rreth vizitës së tij në Senatin e Shteteve të Bashkuara dhe ka treguar se është pritur nga Senatori Christopher Murphy dhe ekipi i tij politik

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka folur rreth vizitës së tij në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

“Ditën e dytë të vizitës e nisa me takime në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Aty u prita nga Senatori Christopher Murphy dhe ekipi i tij politik”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka shtuar se kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, duke theksuar se ka kërkuar për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve nëpërmjet ‘Kartës për Partneritet Strategjik’.

“Si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Senatori Murphy ka qenë dhe mbetet gjithherë aktiv në rajonin tonë. Në këtë drejtim, kërkesat tona për mbështetje ndaj popullit të Kosovës, institucioneve të Republikës, e aspirstave tona për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, ishin krejt të natyrshme”, ka potencuar kryetari i LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se në takim është theksuar nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e politikës së jashtme, energjetikës e zhvillimit ekonomik.

“Mbështetja e Senatit dhe Sentorëve nga të gjitha anët, ka prodhuar gjithherë momente historike për vendin tonë. Këtë mbështetje për shtetin tonë vazhdojmë ta kërkojmë në çdo kohë”.





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika