Abdixhiku uron shqiptarët për Ditën e Flamurit: Ta kujtojmë me krenari të shkuarën dhe të punojmë për të ardhmen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për nder të ditës së Flamurit dhe 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, i uron të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin.

“Gjithë shqiptarëve kudo që janë urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, ditën historike, që u fitua me shumë sakrificë nga patriotët, burrat e gratë, që kishin ideal të përbashkët, aspiratën e kahershme për liri e pavarësi”, tha ai.

Abdixhiku gjithashtu përmendi figurat historike që i kontribuan vendit.

“Sot kujtojmë me krenari lindjen e një kombi të lirë e të pavarur, të mbështetur mbi vlera e ideale që na bashkojnë. Shqipëria u bë realitet falë vendosmërisë dhe guximit të një brezi vizionar, që sfidoi çdo pengesë për të shpallur pavarësinë dhe për të ndërtuar një shoqëri mbi liri, dinjitet e demokraci. Kjo datë lidhet me figurat më të ndritura të historisë sonë kombëtare: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali dhe patriotët që shpallën pavarësinë; Presidenti historik Ibrahim Rugova, ideatori i shtetit të Kosovës; komandanti legjendar Adem Jashari, shembulli i sakrificës dhe mbrojtjes së atdheut. Sot nderojmë me respekt të thellë dëshmorët, heronjtë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa veprën e tyre, sot nuk do të gëzonim lirinë që kemi”, thuhet në postimin e LDK-së.

Abdixhiku theksoi se Shqipëria është bërë faktor paqeje i stabilitetit në rajon.

“Shqipëria, pas më shumë se një shekulli pavarësi, është bërë faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Mesazhi i Ditës së Flamurit mbetet i qartë: ta kujtojmë me krenari të shkuarën, t’i nderojmë të rënët dhe të punojmë me përkushtim për të ardhmen e shqiptarëve kudo që janë. Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Kosovën!”, shtoi tutje ai.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika