Abrashi: Çmimet nuk janë rritur vetëm në Kosovë, është krizë globale

Sipas deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashit, debati për rritjen e çmimeve në Kuvendin e Kosovë nuk ishte ide e qëlluar. Tutje, ai ka sqaruar se rritja çmimeve është si pasojë e prishjes së zinxhirit furnizues me mallra gjatë pandemisë COVID-19, dhe si pasojë e luftës në Ukrainë

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, 30.06.2022

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka folur për debatin që është mbajtur të enjten e 30 qershorit në Kuvendin e Kosovës.

Abrashi ka thënë se thirrja e seancës për të mbajtur debat për rritjen e çmimeve nuk ka qenë ide e qëlluar, dhe se ajo nuk duhet të merret seriozisht.

Mirëpo, rritja e çmimeve sipas Abrashit, nuk është vetëm në ekonominë e Kosovës, por në të gjithë globin, si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Rritja e çmimeve është për shkak të çrregullimit të zinxhirit furnizues,” ka thënë Abrashi në emisionin FIVE, në RTV Dukagjini.

Përveç kësaj, për Abrashin ka dhe faktorë të tjerë, të cilët sipas tij, janë të jashtëm dhe nuk kanë mundësi të ndikojnë te ta, pasi Kosova aplikon regjimin e ekonomisë së tregut të lirë.

“Lufta në Ukrainë, e cila e ka krijuar një situatë më çmimet e naftës më të cilat vetme se jemi duke u ballafaquar” ka shtuar ai.

Sipas tij, vendosja e “çmimit tavan” për naftën ka ndikuar që të stabilizohet gjendja me çmimin e naftës.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika