Abrashi: Sistemi i drejtësisë në Kosovë është i çaluar, gëzon kredibilitetin më të ulët

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë gëzon kredibilitetin më të ulët në vend

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i çaluar.

Sipas tij, sistemi i drejtësisë në Kosovë gëzon kredibilitetin më të ulët në vend.

“Ne e dimë që sistemi i drejtësisë në Kosovë është i çaluar kryekëput, gëzon kredibilitetin më të ulët në Republikën e Kosovës”, thotë Abrashi në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

Ai thekson se “pa marrë parasysh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, interpretimet e saja, apo përgjegjësisht gjërat që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, nuk gëzojnë ndonjë statusi të dogmës që nuk mund të flasim apo komentojmë për to.”.

Ndryshe, ai është shprehur optimist se Qeveria Kurti II do t’a përfundojë mandatin e saj qeverisës në bazë të afateve të parapara me ligj dhe kushtetutë.

“Vullneti i shumicës së qytetarëve të Kosovës, me aq sa kam mundur me vërejtur unë dhe jo vetëm unë është se ‘qeveria Kurti 2 është t’a përfundojë mandatin e vet Kushtetues ashtu siç e ka marrë në zgjedhje demokratike’, ka thënë Abrashi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika