Abrashi: U garantoj të rinjve se Prizreni të jetë qendër e mundësive për ta

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka premtuar kushte më të mira për të rinjtë në këtë komunë.

Abrashi ka premtuar se si kryetar i ardhshëm garanton se Prizreni do të jetë qendër e mundësive për të rinjtë, transmeton Dukagjini.

“Makerspace Prizren është shembull i gjallë se si kreativiteti, teknologjia dhe bashkëpunimi mund të ndërtojnë ura për zhvillim. Kujdesi për sektorin e ICT-së, mbështetja për inovacionin dhe hapësira për startup-e janë çelësi për të ardhmen e ekonomisë sonë. Si kryetar i ardhshëm, do të garantoj që Prizreni të jetë qendër e mundësive për të rinjtë dhe ide të reja që sjellin zhvillim”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Të fundit nga rubrika