Ademi: 10 mijë përdorues aktivë të kokainës në Kosovë, mosha mesatare ka rënë në 28 vjeç

Policia e Kosovës kohët e fundit po vazhdon me aksione të njëpasnjëshme kundër drogës. Në aksionin më të fundit në Prishtinë, janë kapur mbi dy kilogramë kokainë.

Sipas Muharrem Ademit nga Qendra “Labirint”, Kosova po përballet me një zgjerim të dukshëm të tregut të kokainës dhe me rritje të ndjeshme të numrit të përdoruesve të rinj.

“Në vitet 2015 kërkesë për trajtim përdoruesit e kokainës. Ka pasur kryesisht mosha  të rritura, 35-45 vjeç ndërsa këto 2- 4 vitet e fundit janë mosha edhe shumë të hershme që vijën dhe kërkojnë ndihmë për trajtim të kokainës. Aktualisht mosha mesatare e gjithë përdoruesve të kokainës sillet rreth 28 vjeç kara jashtëzakonisht shumë mosha, krahasuar me vitet e mëhershme”, ka deklaruar Ademi në emisionin FIVE.

Ai theksoi se kokaina po dëmton rëndë shëndetin mendor, emocional dhe social të qytetarëve, përveç faktit që është një substancë shumë e shtrenjtë.

“Kokaina sjell shumë dëme të mëdha në shëndetin mendor dhe emocional gjithashtu edhe financiar e social sepse është e shtrenjtë. Në Kosovë në bazë të statistikave tona aktualisht vlerësohet se janë 8 mijë deri në 10 mijë përdorues aktiv të kokainës, numër jashtëzakonisht shqetësues”, ka deklaruar Ademi.

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika