Aeroporti i Shkupit rikthen fluturimet pas “alarmeve të rreme” për bomba

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se kërcënimet që i janë bërë Aeroportit të Shkupit të premten, kanë rezultuar të rreme, prandaj edhe është rikthyer orari i fluturimeve

Ilustrim

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se kërcënimet që i janë bërë Aeroportit të Shkupit të premten, kanë rezultuar të rreme, prandaj edhe është rikthyer orari i fluturimeve.

Në orët e mëngjesit nuk ka pasur fluturime nga Shkupi, derisa ato që e kanë pasur destinacion kryeqytetin maqedonas e kanë devijuar udhëtimin.

Përveç aeroportit, kërcënime për bomba ka pasur edhe në disa objekte tjera: hotele, qendra tregtare, në 15 shkolla fillore dhe të mesme, në kopshte fëmijësh dhe qendra të ndryshme sportive.

Si pasojë e këtyre kërcënimeve është evakuuar edhe hoteli “Aleksandar Palace”, ku ka qenë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po kryhen kontrollet antiterroriste si dhe masat për zbardhjen e rasteve”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Alarme për vendosje të bombave ka pasur edhe ditën e mërkurë në 49 objekte të arsimit dhe institucioneve tjera shtetërore, por edhe në qytete tjera si në Kumanovë, Kavadar, Shtip dhe Manastir.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se institucionet po punojnë për zbardhjen e këtyre kërcënimeve që kanë nisur më 26 tetor.

Ai ka thënë se dyshimet janë se bëhet fjalë për “luftë hibride, për futjen e frikës në mesin e popullatës dhe destabilizimin e vendit” dhe se institucionet janë në kontakt me NATO-n dhe faktorë të tjerë ndërkombëtar për ndihmë në zbardhjen e kërcënimeve.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kërcënimet në postat elektronike vijnë nga jashtë Maqedonisë së Veriut, por pa dhënë detaje tjera. REL

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika