Afati i Trumpit për rihapjen e Hormuzit drejt fundit, sulmet vazhdojnë në Lindjen e Mesme

Afati 48-orësh i vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump për Iranin që të rihapë Ngushticën e Hormuzit po i afrohet fundit, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të rriten.

Trump paralajmëroi se SHBA do të “shkatërrojë” centralet energjetike të Iranit nëse Teherani nuk e hap pa kushte këtë rrugë kyçe për transportin global të naftës.

Sipas llogaritjeve, Irani ka afat deri më 23 mars në mbrëmje për të vepruar.

Nga ana tjetër, Irani ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të gjitha anijet, përveç atyre që lidhen me “armiqtë” e tij, por ka paralajmëruar se mund ta mbyllë plotësisht nëse sulmohet infrastruktura energjetike e vendit.

Teherani gjithashtu ka kërcënuar se do të godasë fushat e naftës të lidhura me SHBA-në në rajonin e Gjirit në rast sulmi.

Presidenti Trump ka theksuar se SHBA është afër “dobësimit të plotë” të kapaciteteve raketore të Iranit dhe synon shkatërrimin e flotës detare, forcës ajrore dhe industrisë së mbrojtjes së tij.

Ai gjithashtu ka përsëritur se Irani nuk duhet të lejohet të zhvillojë armë bërthamore dhe se SHBA do të mbrojë aleatët në rajon, raporton BBC.

Në të njëjtën linjë, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se objektivat e SHBA-së mbeten të pandryshuara që nga fillimi i sulmeve më 28 shkurt.

Ndërkohë, kryeministri britanik Keir Starmer dhe Trump janë pajtuar gjatë një bisede telefonike se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është thelbësore për rikthimin e transportit global dhe stabilitetin e tregut të energjisë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika