Afrika e Jugut arreston 11 persona pas sulmit në një tavernë ku u vranë 10 njerëz

Policia e Afrikës së Jugut ka arrestuar 11 persona në lidhje me të shtënat e së dielës në një lokal, ku humbën jetën 10 persona.

Mes të arrestuarve ka edhe disa të dyshuar si minatorë pa dokumente.

Sipas autoriteteve, në mesin e të arrestuarve të mërkurën janë nëntë shtetas të Lesotos dhe një nga Mozambiku. Arrestimet u kryen pasi policia dhe forcat e sigurisë bastisën dy shtëpi në periferi të Johanesburgut, shkruan Aljazeera, transmeton Dukagjini.

Në sulmin e së dielës, rreth një duzinë personash të armatosur, që udhëtonin me një minibus dhe një makinë, sulmuan një tavernë në lagjen Bekkersdal.

Përveç viktimave, 10 persona të tjerë u plagosën. Vitet e fundit, Afrika e Jugut ka përjetuar disa sulme masive në bare, të njohura ndryshe si “shebeens” ose taverna.

Policia tha se të dyshuarit u gjetën në posedim të armëve pa leje, përfshirë katër pistoleta dhe një pushkë automatike AK-47.

Ndërkohë, sipas mediave lokale, të martën pronarja e lokalit, Nonesi Matwa, u akuzua për mashtrim dhe për operimin e një pike të paligjshme të shitjes së alkoolit.

Zonat në perëndim të Johanesburgut, si Bekkersdal, të rrethuara nga puse minierash të braktisura, njihen për aktivitetet e paligjshme të nxjerrjes së mineraleve. Këto veprimtari kanë sjellë probleme serioze, përfshirë dhunën e bandave dhe përhapjen e armëve ilegale.

Me gati 26 mijë vrasje në vitin 2024, ose mbi 70 në ditë mesatarisht, Afrika e Jugut renditet ndër vendet me normën më të lartë të vrasjeve në botë.

Armët e zjarrit janë shkaku kryesor i këtyre vdekjeve. Edhe pse vendi ka ligje relativisht të rrepta për kontrollin e armëve, autoritetet thonë se shumica e vrasjeve kryhen me armë ilegale.

Sulm i armatosur në një tavernë në Afrikën e Jugut, vriten nëntë persona

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika