Agim Veliu, ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar në Debat Plus pas publikimit të listës së kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke shprehur befasi për mungesën e tij në listë.
“Befasuese, nuk e di arsyen pse nuk jam i përfshirë në listë. Nuk kam kontaktuar me askënd nga grupi vendimmarrës i LDK-së, sepse vendimet janë të koncentruara në një grup shumë të vogël njerëzish,” tha Veliu.
Ai shtoi se struktura e degës së LDK-së në Podujevë nuk ka pasur rol në vendimmarrje dhe se vendimet janë marrë në mënyrë të koordinuar nga kreu i partisë dhe të emëruarita atje.
“Nuk kam pasur kontakt, mundemi të themi një degë kryesi, por ata janë një grup i njerëzve që marrin vendime të dirigjuara te koordinuara dhe këtu po shihet se është një koordinim shumë i mirë mes kreut të LDK dhe te emëruarit i cili po kryen detyrat e tij me përpikëri me shkatërrimin e degës fatkeqësisht atje”, ka theksuar ai.
“Unë nuk do të ndalem së punuari për ta ndryshuar LDK-në, sepse ka nevojë të ndryshojë,” përfundoi ai.
