Agjencia e OKB-së thotë se mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit është dëmtuar

Një strukturë mbrojtëse në termocentralin bërthamor të Çernobilit — e ndërtuar për të izoluar materialin radioaktiv të mbetur nga katastrofa e vitit 1986 — nuk mund të kryejë më funksionin e saj kryesor të sigurisë pas dëmtimit nga një sulm me dron, njoftoi të premten Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA).

Ukraina e ka akuzuar Rusinë për goditjen, ndërsa Moska ka mohuar përfshirjen.

IAEA tha se gjatë një inspektimi të zhvilluar javën e kaluar, ekspertët konstatuan se goditja e dronit në shkurt kishte degraduar kupolën prej çeliku — e përfunduar në vitin 2019 për të përmbuluar reaktorin numër katër të shkatërruar në aksident.

Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, deklaroi se misioni “konfirmoi se struktura mbrojtëse ka humbur funksionet e saj kryesore të sigurisë, përfshirë aftësinë për të përmbajtur materialin radioaktiv”, por gjithashtu theksoi se nuk ka dëmtime të përhershme në strukturën mbajtëse ose në sistemet e monitorimit.

Sipas tij, ndërhyrjet e para janë realizuar, por “restaurimi i plotë mbetet thelbësor për të parandaluar degradim të mëtejshëm dhe për të garantuar sigurinë bërthamore afatgjatë”.

Në një raport të 14 shkurtit, OKB-ja tha se autoritetet ukrainase raportuan se droni me ngarkesë të lartë shpërthyese goditi objektin, shkaktoi zjarr dhe dëmtoi veshjen mbrojtëse të reaktorit numër katër. Nivelet e rrezatimit mbetën normale dhe nuk u raportuan rrjedhje radioaktive.

Aksidenti i vitit 1986 në Çernobil shkaktoi përhapjen e rrezatimit në të gjithë Evropën dhe detyroi qindra mijëra punëtorë sovjetikë të mobilizoheshin për të menaxhuar pasojat. Reaktori i fundit i funksionueshëm i centralit u mbyll në vitin 2000.

Çernobili u pushtua nga ushtria ruse për më shumë se një muaj në vitin 2022, në fazën fillestare të ofensivës drejt Kievit.

IAEA bëri të ditur se inspektimi aktual u krye paralelisht me një vlerësim të dëmeve të shkaktuara në rrjetin e nënstacioneve të energjisë në Ukrainë gjatë gati katër viteve konflikt me Rusinë./Reuters

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika