Agjencia për Informim dhe Privatësi paralajmëron partitë politike: Mos përdorni të dhënat personale të qytetarëve për fushatë

Para fillimit të fushatës zgjedhore, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të respektojnë të drejtën e qytetarëve për privatësi dhe të mos përdorin të dhënat e tyre personale në mënyrë të paligjshme.

Agjencia ka kërkuar që partitë të mos përdorin të dhënat e kontaktit të qytetarëve, të mbledhura gjatë ushtrimit të funksioneve publike ose për qëllime të tjera jo-politike, dhe të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave të tyre.

Sipas AIP-së, partitë politike obligohen të sigurojnë që çdo përpunim i të dhënave të bëhet mbi bazën ligjore, si pëlqimi i qytetarëve ose interesi legjitim i subjektit politik.

Të mos përdorin të dhënat e mbledhura nga institucionet publike për marketing politik.

AIP thekson se respektimi i këtyre rregullave është i detyrueshëm dhe shërben për të mbrojtur privatësinë e qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika