Epopeja e UÇK-së, sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz

Sot në ditën përmbyllëse të shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh.

Ditën e fundit, më 7 mars, zhvillohet Nata e Zjarreve në Prekaz me fillim nga ora 18:00.

Në ora 18:15 do ndizen flakadanët në shtatë rajonet e Kosovës ndërsa në ora 19:00 do të ketë program artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, njofton Dukagjini.

Po ashtu duke filluar nga ora 18:00, Komuna e Prishtinës në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ndezjen e flakadanëve në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, ku do të shfaqet edhe ekspozitë me punime të nxënësve.

Ndërkaq duke filluar nga ora 18:15, Komuna e Vushtrrisë me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon natën e zjarreve, Brigada 142, Zosh.

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së

 

Të fundit nga rubrika