Agjenda e samitit BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë

Samiti i radhës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më gjashtë dhjetor në Tiranë. Për këtë është marrë vendim që dita e martë të jetë ditë pushimi në kryeqytet, ndërsa temat kryesore të diskutimit në këtë takim, do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik e të tjera

Samiti BE-Ballkan Perëndimor

Këshilli i Bashkimit Evropian ka zbardhur agjendën e samitit mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet sot ( e martë) në Tiranë.

Temat kryesore të diskutimit do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Në fund të samitit, liderët pritet të kenë një deklaratë.

Në ora 09:30 pritet mbërritja e liderëve, pastaj në ora 10:00 firmosja e marrëveshjes roaming.

Ndërkaq, në orën 10:15, nis mbërritja e delegacioneve dhe pritja zyrtare.

Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare, pastaj në orën 12:15 programi vijon me seancën plenare dhe drekën e punës.

Në ora 14:30, kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, si dhe Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michael, do të dalin në një konferencë për shtyp përpara 140 përfaqësuesve të medias shqiptare dhe ndërkombëtare, që do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Agjenda e samitit në Tiranë

Liderët kryesorë të BE-së pas përfundimit të Samitit, do të largohen nga Shqipëria brenda ditës të shoqëruar me të njëjtin protokoll sigurie.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për samitin e Bashkimit Evropian e Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet në Tiranë, më 6 dhjetor, kishte thënë se është një ngjarje historike për historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë.

Çfarë do t’i sjellin Kosovës ujditë në samitin e BE-së në Tiranë?

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika