AGK-ja dënon fushatën intimiduese të Faton Pecit kundër TV Dukagjini

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar ashpër fushatën intimiduese të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitovicës Jugore, Faton Peci kundër TV Dukagjini.

AGK-ja vlerëson se postimi në Facebook i Pecit lidhur me Exit-Pollin e 12 tetorit kur mes tjerash e ka quajtur TV Dukagjinin si “qendra operative e ndërmarrjes kriminale” është komunikim thellësisht i papërgjegjshëm dhe akuzë me potencial shumë të rrezikshëm, njofton Dukagjini.

“AGK-ja e konsideron komunikimin e Pecit si thellësisht të papërgjegjshëm, dhe akuzë me potencial shumë të rrezikshëm. Është e papranueshme që një politikan si zoti Peci të japë kualifikime kaq të rënda për një media, në kuadër të betejës politike të tij dhe partisë politike që përfaqëson”.

Tutje, AGK-ja ka kërkuar nga Peci dhe Lëvizja Vetëvendosje që urgjentisht të tërheqin akuzat publike ndaj televizionit dhe gazetarëve, pasi vlerësojnë që ato shërbejnë si nxitje për sulme të vazhdueshme ndaj tyre.

“AGK-ja kërkon nga zoti Peci dhe Vetëvendosje që urgjentisht të tërheqin akuzat publike ndaj televizionit dhe gazetarëve, pasi që ato shërbejnë si nxitje për sulme të vazhdueshme ndaj tyre.  Ambienti i mediave për të bërë punën e tyre është vështirësuar shumë, për shkak të retorikës së papranueshme si kjo e zotit Peci. Mediat duhet të lihen të lira të raportojnë në të gjitha fazat e procesit zgjedhor”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Kujtojmë se edhe moderatori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Mitrovicën e Jugut, Faton Peci.

Në reagimin e tij të drejtpërdrejtë drejtuar Pecit, Panduri ka thënë se nuk ekziston asnjë komplot apo ndërhyrje e qëllimshme nga ana e televizionit apo stafit të tij, duke kërkuar që Peci të ndalojë përpjekjet për të krijuar “armiq” për qëllime elektorale.

Ai shtoi se RTV Dukagjini dhe ai personalisht nuk kanë pasur asnjë qëllim politik dhe asnjë preferencë për ndonjërin prej kandidatëve në garë, duke theksuar se media që ai drejton është e hapur për të gjithë.

Në fund, Panduri theksoi se çdo pretendim për shkelje ligjore apo “krim zgjedhor” duhet të trajtohet nga Prokuroria, ndërsa debatet për çështje politike mund të zhvillohen në “Debat Plus”.

Panduri reagon ndaj akuzave të Pecit: Mos shpik armik aty ku nuk ekziston

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika