AGK-ja: Gjuha e pushtetit ndaj mediumeve paraqet rrezik direkt për sigurinë e tyre

Gjuha linçues e deputeti nga radhët e Lëvizjes vetëvendosje(VV), Sali Zyba, ndaj kryeredaktorit të televizionit T7, Arsim Lani dhe drejtorit të T7 dhe Gazeta Express, Leonard Kërquki, sipas AGK-së, paraqet rrezik direkt për sigurinë e tyre

ilustrimi

 





Agjencia e Gazetarëve të Kosovës (AKG), i ka dënuar linçimet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ndaj mediumit T7 dhe Gazetës Express.

“AGK-ja konsideron se një videomontazh e tillë e publikuar nga një deputet dhe e shpërndarë nga dhjetëra pjesëtarë të VV-së, është thirrje për linçim të dy gazetarëve dhe mediumeve në fjalë, dhe paraqet rrezik direkt për sigurinë e tyre”, thuhet komunikatën e AGK-së .

Sipas AGK-së, “Deputeti i partisë në pushtet, Vetëvendosje, Sali Zyba, ka publikuar të mërkurën e 5 tetorit në profilin e tij në Facebook, një videomontazh ku paraqet kryeredaktorin e televizionit T7, Arsim Lani dhe drejtorin e T7 dhe Gazeta Express, Leonard Kërquki, duke prezantuar emisione të ndara të vitit 2016 dhe 2022 me mbishkrimin ‘E njëjta luftë e UÇK-së, i njëjti medium'”.

Më tej, AGK-ja ka theksuar se kjo nuk është thirrja e parë që u drejtohet anëtarëve të  Vetëvendosjes, që të mos e përdorin fuqinë e tyre të pushtetit për t’i sulmuar mediat dhe gazetarët.

AGK-ja kanë përfunduar duke thënë se gazetarët duhet të jenë të lirë për ta kryer punë e tyre të papenguar, dhe “pa presionin e vazhdueshëm të këtij pushteti”.

 





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika