AGK-ja me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Haqif Mulliqi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Haqif Mulliqi, i cili ishte njëherësh edhe dramaturg

Foto e postuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Haqif Mulliqi, i cili njëherësh ishte dhe dramaturg.

“Veprimtarinë e tij si gazetar e kishte filluar në gazetën Bota e Re, (1983 – 1990), duke vazhduar në gazetën Fokus në Kroaci (1992), gazetën Potlet në Zagreb (1988 -1991), e më pastaj edhe si redaktor e korrespodent edhe në shumë gazeta e revista të tjera vendore dhe ndërkombëtare”, ka shkruar AGK-ja.

Tutje shkruhet se Mulliqi gjithashtu ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë në Departamentin e Gazetarisë, si dhe në Fakultetin e Arteve.

“Ai la pas vetes një krijimtari të gjerë në gazetari, publicistikë e dramaturgji. Gjithashtu, kontribut të jashtëzakonshëm, Mulliqi ka dhënë gjatë viteve 1998-99, në raportimin gjatë luftës në Kosovë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”, ka shkruar tutje AGK-ja.

Dramaturgu, gazetari dhe profesori, Haqif Mulliqi, ka ndërruar jetë të martën.

Lajmin e ka dhënë e bija e tij me anë të një postimi në Facebook.

“Babi na la. Dashnisë tonë ma të madhe iu ndalën dhimbjet, për me na fillu neve dhimbja e përjetshme. Për detajet e ceremonisë ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika