Ahmeti: Deri në fund të vitit, qytetarët nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në sportele për shërbime kadastrale

Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti institucioni që ai drejton po realizon disa projekte të rëndësishme për qytetarët e vendit.

“Agjencia Kadastrale e Kosovës këtë vit realizon disa projekte që kanë rëndësi për qytetarët e këtij vendi,” tha Ahmeti.

Ai veçoi projektin e zhvillimit të sistemit të informacioneve kadastrale për tokat në Kosovë, i cili, sipas tij, do ta modernizojë tërësisht ofrimin e shërbimeve.

“Një prej projekteve që është në zhvillim e sipër është edhe zhvillimi i sistemit të informacioneve kadastrale për tokat në Kosovë. Me këtë projekt synohet të bëhet digjitalizimi i të gjitha shërbimeve kadastrale dhe kështu, prej fundit të këtij viti, asnjë qytetar të mos ketë më nevojë me shku nëpër sportelet e zyreve kadastrale komunale për me marrë shërbime kadastrale,” u shpreh drejtori Ahmeti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika