Ahmeti: Fadil Vokrri më thërriste për t’i bindur lojtarët që të luajnë për Kosovën e jo për Shqipërinë

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i kërkonte shpesh të bindte lojtarët të zgjedhin përfaqësuesen e Kosovës në vend të asaj shqiptare.

Ahmeti, ndonëse është tifoz i flaktë i kombëtares shqiptare, theksoi se kur vinte puna për të mbrojtur interesat e Kosovës, ai gjithmonë i mbështeste lojtarët që të luanin për vendin e tyre të lindjes, Kosovën.

“Në vitin 2016 kam pasur takime me Fadilin gjatë tërë kampionatit. Ne atje u takuam me, Aleksander Ceferin, dhe me nënkryetarin e Federatës serbe. Fadili më thërriste për të bindur lojtarët të luanin për Kosovën në vend të Shqipërisë. Unë isha tifoz i kombëtares kuq e zi, por kur vinte puna për Kosovën, i thosha lojtarëve, si Edon Zhegrova, të zgjedhin Kosovën sepse kanë një përgjegjësi dhe nevojë për të ndihmuar ekipin tonë”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika