Ahmeti: Vërshimi në Pejë–Prishtinë alarm për mungesën e reagimit institucional

Eksperti i emergjencave Tahir Ahmeti ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e krijuar në rrugën magjistrale Pejë–Prishtinë, ku një vërshim i një pjese të rrugës ka rrezikuar seriozisht qarkullimin.

Sipas Ahmetit, vërshimi thuajse e ka bllokuar këtë aks rrugor shumë të rëndësishëm, duke shkaktuar kolona kilometrike dhe rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët. Ai thekson se institucionet përgjegjëse pothuajse nuk janë askund në terren dhe se nuk po vërehet asnjë reagim serioz apo sanim emergjent i situatës.

“Nëse një vërshim po e nxjerr jashtë funksionit një rrugë kaq të rëndësishme, çfarë do të ndodhte në rast të fatkeqësive më të mëdha natyrore?”, ka shkruar Ahmeti, duke ngritur shqetësime serioze për nivelin e përgatitjes dhe reagimit institucional ndaj emergjencave.

Reagimi i tij vjen në kohën kur qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha në qarkullim, ndërsa mungesa e ndërhyrjes së shpejtë po shton pasigurinë dhe rrezikun në terren.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika