Ahmeti viziton familjen Podvorica në Kojskë: Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin

Kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar këtë mbrëmje një takim me Familjen Podvorica në fshatin Kojskë.

Ahmeti gjatë vizitës ka bashkëbiseduar për të ardhmen, sfidat dhe mundësitë që presin komunitetin e Lipjanit.

Ai ka falënderuar mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën e frytshme, duke theksuar se përtej fjalëve, fokusi i tij mbetet puna për Lipjanin.

“Këtë mbrëmje patëm kënaqësinë të pritemi tek Familja Podvorica në Kojskë, ku bashkëbiseduam për të ardhmen, sfidat dhe mundësitë që na presin. Mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën e frytshme. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!”, ka shkruar ai .

Të fundit nga rubrika