Krasniqi i mbledh shefat e shtabeve: PDK-ja ka dëshmuar se kudo që qeveris sjell rezultate

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim shefat e shtabeve zgjedhore të të gjitha degëve të PDK-së në Kosovë, me fokus përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Në njoftimin e lëshuar nga PDK-ja thuhet se në këtë takim u theksua rëndësia e mobilizimit të plotë të strukturave të partisë në çdo komunë, si dhe gatishmëria për të garantuar një fushatë dinjitoze dhe fituese, transmeton Klankosova.tv.

Krasniqi vuri në pah sukseset e PDK-së në qeverisjen lokale, duke theksuar se qytetarët në komuna të ndryshme e kanë përjetuar qartë modelin e qeverisjes “MaMirë”.PDK ka dëshmuar se kudo që qeveris, sjell ndryshim të prekshëm dhe rezultate konkrete për qytetarët. Më 12 tetor, ne do të mbrojmë fitoret tona dhe do të zgjerojmë fitoren edhe në komuna të tjera, duke e bërë modelin tonë të qeverisjes një standard në mbarë Kosovën”, u shpreh Krasniqi.

Takimi u mbyll me zotimin e të gjithë drejtuesve të shtabeve se PDK do të hyjë e bashkuar dhe e vendosur në këto zgjedhje, me synimin për t’ua sjellë qytetarëve kudo në Kosovë qeverisjen “MaMirë”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika