Ahmetxhekaj: Nuk është dorëzim, është kulmimi i një presioni politik dhe mospajtimeve me Bordin e RTK-së

Ish-drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka treguar arsyejet e  dorëheqjes së tij nga ky post. Pas dorëheqjes së tij, Bordi i RTK-së ka emëruar ushtruese detyre të drejtoreshës së përgjithshme, Zana Spahiun.

Ahmetxhekaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se vendimi për dorëheqje ka ardhur si rezultat i një presioni politik dhe se nuk është akt dorëzimi i tij.

“Ky akt nuk është dorëzim dhe nuk reflekton vullnetin personal për të mos vazhduar me drejtimin e RTK-së, por është kulmim i një presioni politik 7 mujor që rezultoi me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik”, ka shkruar Ahmetxhekaj.

Ai tutje ka shtuar se në këtë kontekst, qëndrimi i mëtutjeshëm në këtë pozitë kur ka mosbesim, mungesë të mbështetjes për procesin e reformës së RTK-së dhe Strategjinë Zhvillimore 2024-2027, është i pakuptimtë dhe do të sillte vetëm bllokadë e stagnim për transmetuesin publik.

“30 muaj në menaxhim të RTK-së do të mbesin për mua nderi më i madh jetësor, ngase arrita t’i shërbej me sukses fuqizimit dhe rritjes së kredibilitetit të shtëpisë sime të dytë. Kjo dëshmohet edhe me hulumtimet e opinionit publik.

Jam krenar që gjatë kësaj periudhe, pavarësisht shkurtimit buxhetor, përmbusha në masë të madhe strategjinë e prezantuar në qershor 2022, kur edhe mu besua mandati për të udhëhequr me RTK-në”, ka shkruar Ahmetxhekaj.

Ahmetxhekaj ka shtuar se kjo dorëheqje është e pazakontë, pasi me këto të arritura pajtohet edhe Bordi por situata aktuale është larg entuziazmit të prillit 2022 kur me ekipin tim të asaj kohe ndërtuam themele të fuqishme të ndryshimit strukturor e programor duke marrë vendime të guximshme e profesionale që trasuan rrugën për ndryshimet e tjera pasuese.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika