Air France dhe Airbus përballen me gjyq për aksidentin e avionit të vitit 2009

Kompanitë franceze të avionëve Air France dhe Airbus akuzohen për "vrasje të pavullnetshme" për aksidentin e vitit 2009 të një fluturimi nga Brazili, i cili kishte lënë të vdekur të 228 persona

Foto ilustrim

Kompanitë e avionëve Air France dhe prodhuesi i avionëve Airbus do të dalin në gjyq në Paris të hënën e 10 tetorit.

Kompanitë franceze përballen me akuza për “vrasje të pavullnetshme” për aksidentin e vitit 2009 të një fluturimi nga Brazili, i cili ka lënë të vdekur të gjithë 228 personat në bord.

Çështja fokusohet në trajnimin e pilotëve dhe një sondë monitorimi të shpejtësisë me defekt, e cila u zëvendësua shpejt në avionë në mbarë botën në muajt pas aksidentit.

Fluturimi AF 447 nga Rio de Zhaneiro në Paris ishte fundosur në Oqeanin Atlantik gjatë një stuhie në orët e para të 1 qershorit 2009, pasi isjhte përballur me turbulenca të forta.

A330 mbante 12 anëtarë të ekuipazhit dhe 216 pasagjerë, përfshirë 61 shtetas francezë. Ishte përplasja më vdekjeprurëse e Air France në histori.

Air France dhe Airbus janë akuzuar gjatë një hetimi për përplasjen, me ekspertët që kishin  përcaktuar se ishte rezultat i gabimeve të bëra nga pilotët pasi ata ishin çorientuar nga një humbje e përkohshme e të dhënave nga sensorët e ngrirë, raporton euronews.

Të dyja kompanitë kanë mohuar çdo neglizhencë penale dhe magjistratët hetues që mbikëqyrnin çështjen i hoqën akuzat në vitin 2019, duke ia atribuar rrëzimin kryesisht gabimit të pilotit.

Ky vendim kishin zemëruar familjet e viktimave. Ndërkaq në vitin 2021, një gjykatë apeli në Paris ka thënë se kishte prova të mjaftueshme për të lejuar zhvillimin e një gjyqi.

Rrëzimi i AF447 kishte shkaktuar një rishikim të gjerë rreth trajnimit dhe teknologjisë dhe shihet si një sërë aksidentesh që ndryshuan aviacionin.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika