Ajeti: Zëri i shqiptarëve në Graqanicë është rritur, nga një asamblist kemi katër

Leutrim Ajeti nga “Aleanca Shqiptare” thotë se përfaqësimi i shqiptarëve në Graqanicë është rritur në këto zgjedhje lokale.

Ajeti, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, bëri të ditur se ka një asamblis në Kuvendin Komunal të Graqanicës tashmë janë bërë katër për cka vlerëson se zëri i shqiptarëve do të dëgjohet më shumë.

“Sot është bërë seanca solmne dhe janë përfillur të gjitha ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Ne përfaqësohemi nga katër asmblistë shqiptarë nga një sa ishim më parë dhe besoj që tash zëri i shqiptarëve në Graqanicë është rritur me numrin e asamblistëve. Nga një asalmblist kemi katër dhe është një kalim për rreth 2700 vota më shumë”, u shpreh Ajeti.

Ajeti, mes tjerash, bëri të ditur se në seancën e radhës në këtë kuvendin e kësaj komune do të zgjidhet edhe nënkryetari shqiptar i saj.

“Në seancën tjetër do të kemi edhe nënkryetarin e komunës që na takon me ligj si dhe zëvendës kryesuesin e Kuvendit Komunal”, tha Ajeti.

Ajeti, mes tjerash, u shpreh se do të bashkëpunoj me kryetarin e ri për të përmbushur të gjitha kërkesat e qytetarëve në Graqanicë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika