Akordancë për marrëveshjen mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar në Serbi me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirijen, ndërsa është raportuar se mund të arrihet marrëveshja mes tyre, pasi teksti i “Marrëveshjes Themelore” është hamonizuar dhe do të caktohet një datë për nënshkrim

Kryeministri Dritan Abazoviç, me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. Foto 12 maj 2022

Kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, me të cilin edhe raportohet se mund të arrihet një marrëveshje për atë që e kanë emëruar si “Marrëveshjen Themelore”, por pritet nënshkrimi dhe konfirmimi i saj nga të dyja palët.

Teksti i “Marrëveshjes Themelore” është harmonizuar dhe duhet të kalojë në Sinodin e Kishës Ortodokse Serbe dhe të caktohet një datë për nënshkrim.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije ka deklaruar të enjten se draft-teksti i Marrëveshjes Themelore për Marrëdhëniet ndërmjet Shtetit të Malit të Zi dhe KOS-it duhet të kalojë nëpër Sinodin e KOS-it, të pranohet dhe të konfirmohet atje, pas së cilës mund të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes.

Pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Abazoviq, Porfirije ka deklaruar se nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore mund të jetë “kurora e normalizimit të marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe”, raporton Danas, transmeton Portali Dukagjini.

Ai ka shtuar se përmes kësaj marrëveshjeje, Kisha Ortodokse Serbe do të ketë mundësinë të bëjë gjithçka që bën “për të mirën e të gjithë qytetarëve”.

Kabineti i Abazoviçit ka njoftuar më parë se grupet punuese të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe kishin harmonizuar në parim versionin punues të Marrëveshjes Themelore, të cilën të dyja palët duhet ta nënshkruajnë.

Versioni i miratuar i punës i Marrëveshjes Themelore do t’u përcillet organeve punuese të Qeverisë së Malit të Zi, në përputhje me procedurën e zakonshme.

Kryeministri i Malit të Zi, i cili po qëndron për vizitë në Beograd, të mërkurën u takua me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryetarin e Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq.

Patriarku serb Porfirije: Paqe me “vëllezërit shqiptarë”

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika