AKP-ja merr në posedim objektet e “Jugobankës” në veri

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), me ndihmën e Policisë së Kosovës, ka marrë në posedim filialet e N.Sh. Jugobanka në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, të cilat janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme nga Banka Posta Kursimore deri më 20 maj 2024.

Ilustrim

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, marrë në posedim objektet e N.Sh. Jugobanka, duke përfshirë filialet në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Sipas njoftimit për media të AKP-së, këto asete kanë qenë duke u shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme nga Banka Posta Kursimore sh.a. (Banka Postanska Stedionica a.d.) deri më 20 maj të këtij viti.

“Në vazhdën e vendosjes së ligjshmërisë dhe administrimit të ligjshëm të aseteve në pronësi shoqërore, Agjencia Kosovare e Privatizimit, me asistencë të Policisë së Kosovës, ka marrë në posedim objektet e N.Sh. Jugobanka, respektivisht filialet në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Këto asete kanë qenë duke u shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme nga Banka Posta Kursimore sh.a. (Banka Postanska Stedionica a.d.) deri më datë 20 maj 2024, kur institucionet kompetente të Republikës së Kosovës kanë mbyllur këto njësi të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica).

AKP falënderon policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante për asistimin dhe mundësimin e zbatimit të mandatit të saj ligjor në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika