Aksident me fatalitet në Drenas, humb jetën një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën në mbrëmjen e së mërkurës pas një aksidenti në mes të dy veturave në Drenas

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në mbrëmje ka humbur jetën një person në një aksident trafiku në Drenas.

Në raportin e përditshëm të Policisë thuhet se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave.

Tutje thuhet se viktima kishte humbur jetën në vendngjarje, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Shoferi tjetër është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq policia po e heton rastin.

“Gllogoc 08.02.2023 – 20:10. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika