Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të trafikut sot në Bresje të Fushë-Kosovës.
Bajram Krasniqi, zëdhënës i policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vendngjarje është ftuar njësia emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete”, ka thënë ai.
Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin.