Aksident në Prizren, lëndohet rëndë një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të martën në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i lënduari pas pranimit të tretmanit mjekësor në spitalin e Prizrenit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Ndërsa një person tjetër është arrestuar, pasi që dyshohet se derisa sa ishte në drejtim të veturës ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe duke -shkaktuar aksident trafiku duke goditur veturën e cila drejtohej nga viktima mashkull kosovar.

“Është arrestuar i dyshuari pasi dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur veturën e cila drejtohej nga viktima mashkull”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika