Aksident në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, humb jetën një 66-vjeçar

Të premtën e 8 korrikut ka ndodhur një aksident në rrugën Mitrovicë-Skenderaj. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana ka deklaruar se në segmentin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në fshatin Lushtë, sot rreth orës 13:50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasojë e lendimeve një person D.O., 66 vjeçar ka humbur jeten

Ilustrim

Të premtën e 8 korrikut në rrugën Skendeaj-Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku me pasojnë humbjen e një personi.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se viktima është 66-vjeçari me inicialet D.O.

Në aksident është dhe një person i lënduar dhe po trajtohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut.

“Në segmentin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në fshatin Lushtë, sot rreth orës 13:50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasojë e lendimeve një person D.O., 66 vjeçar ka humbur jeten”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana për Telegrafin.

Pllana tutje ka thënë se një person tjetër ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut

 

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika