Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën që lidh Prishtinën me Prizrenin.
Ngjarja është raportuar rreth orës 08:05, në kilometrin e 25-të të autostradës në drejtim të Shqipërisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pas përplasjes.
“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka njoftuar Krasniqi.