Aksident trafiku në Mitrovicë, një i vdekur

Polica e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën si pasojë se një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok në fshatin “Zhabarë” rreh orës 21:00

Aksident trafiku, foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok në fshatin “Zhabarë” rreth orës 21:00 të së shtunës.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Sipas njoftimit në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore.

“Rreth orës 21:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin “Zhabarë”” , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara  ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshes rreth 80 vjeçare”, ak thënë Zahiti.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika