Rreth orës 17:35 të pasdites së sotme, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në fshatin Vragoli, është shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale.
Sipas informatave fillestare, dyshohet se një këmbësor është goditur nga një motor. Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për Dukagjinin se prokurori dhe mjekësia ligjore janë njoftuar, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik, respektim të rregullave të qarkullimit dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, sidomos në periudha me reshje dhe dukshmëri të kufizuar.