Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar për trajtimi mjekësor të disa personave të lënduar pas përfshirjes në një aksident trafiku.
Siç thuhet në njoftimin e spitali, rreth orës 23:00 kanë pranuar nëntë persona me lëndime teksa dy prej tyre janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – njëri prej tyre në gjendje të rëndë, njofton Dukagjini.
“Mbrëmë, rreth orës 23:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar nëntë persona me lëndime të marra nga një aksident trafiku. Pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor: Dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Dy pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Pesë pacientë, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi. Ekipet mjekësore të spitalit kanë ofruar menjëherë ndihmën e nevojshme dhe trajtimin profesional për të gjithë të lënduarit”, është thënë në njoftimin e spitalit.