Aksidenti në lumin Lepenc – Sveçla e Qehaja dalin në vendngjarje, vazhdon kërkimi i të mbijetuarve

Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJD), përmes një komunikate për media, ka dhënë më shumë detaje rreth aksidentit në lumin Lepenc në Maqedoni të Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJD), përmes një komunikate për media, ka dhënë më shumë detaje rreth aksidentit në lumin Lepenc në Maqedoni të Veriut.

Në këtë komunikatë për media thuhet se një veturë me targa të Republikës së Kosovës ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar në lumin Lepenc. Në këtë veturë ndodheshin katër pjesëtarë të një familjeje nga Kosova, njëri prej tyre ka arritur që të dalë nga lumi Lepenc, përderisa të tjerët janë në kërkim

“Në vendngjarje ka dalë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, të shoqëruar nga zëvendësministri i brendshëm i RMV Nazim Bushi. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes procedurave të përshpejtuara, ka lehtësuar dhe koordinuar kalimin e njësiteve të specializuara të kërkim-shpëtimit nga Kosova për në territorin e RMV-së, pas kërkesës së autoriteteve maqedonase”, thuhet në komunikatën për media.

Krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit janë njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës.

“Për shkak të reshjeve të shumta të ditëve të kaluara, operacioni është duke u realizuar me disa vështirësi, por pa epilog deri më tani. MPJD do t’ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të mëtejme”.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika