Aksion i Inspektoratit të Tregut në Prishtinë, Prizren e Gjakovë, mbyllen tri subjekte ekonomike e konfiskohen mallra

"Gjatë këtyre inspektimeve të përbashkëta janë evidentuar mallra të ndryshme për të cilat pronarët e subjekteve ekonomike nuk kanë prezantuar dokumente të prejardhjes, e të cilat janë sekuestruar"

Inspektorati i Tregut së bashku me Doganën dhe Policinë e Kosovës ka zhvilluar aksion në Prishtinë, Prizren e Gjakovë.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur 3 subjekte ekonomike dhe janë konfiskuar mallra.

“Gjatë këtyre inspektimeve të përbashkëta janë evidentuar mallra të ndryshme për të cilat pronarët e subjekteve ekonomike nuk kanë prezantuar dokumente të prejardhjes, e të cilat janë sekuestruar. Sasia e produkteve të konfiskuara deri më tani është mbi 800 copë (produkte të ndryshme) si dhe 350 gram metale të çmuara (argjend).

Gjithashtu, janë mbyllur me masë të përkohshme nga inspektorët e tregut 3 subjekte ekonomike pasi që të njëjtat konsiderohet se nuk iu kanë mundësuar inspektorëve të kryejnë punën e tyre zyrtare”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se aksioni po vazhdon akoma në Prizren dhe Gjakovë.

“MINT mbetet e përkushtuar në luftimin e informalitetit në të gjithë sektorët e tregtisë me mallra dhe shërbime, të mbrojë të drejtat e konsumatorëve, të eliminojë praktikat e padrejta tregtare si dhe të garantojë ligjshmërinë e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve në treg”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika