Policia e Kosovës ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion në komunën e Zubin Potokut, i cili lidhet me dyshimet për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.
Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se operacioni policor po zhvillohet në tri lokacione të ndryshme brenda kësaj komune.
Sipas tij, aksioni është i gjerë dhe po realizohet në kuadër të hetimeve që kanë të bëjnë me veprimtari të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.
