Aksioni i policisë në veri, Rexhaj i VV-së: Rend dhe ligj, pikë

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Rexhaj e ka cilësuar këtë aksion të policisë për të hyrë në ndërtesat komunale në veri si “rend dhe ligj, pikë”.

Ndërsa, ambasadori i Kosovës në ShBA, Jefrrey Hovenier, i ka dënuar veprimet e autoriteteve të Kosovës në tri komunat e veriut të Kosovës. Ai i ka cilësuar të dhunshme masat e Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit, teksa ka bërë thirrje që ato të ndalen menjëherë.

ShBA e dënon aksionin e Policisë në veri, e cilëson si masë të dhunshme

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Speciale, është duke vazhduar në asistimin e tyre për të krijuar kushte që kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zvecan, të hyjnë në objektet komunale.

Tashmë brenda objektit është mundësuar të hyjë, kryetari i Zubin Potokut dhe ai i Leposaviqit. Atyre i është mundësuar hyrja pas ndërhyrjes së njësisë speciale të Kosovës, ku edhe i kanë shpërndarë protestuesit.

Gjatë ndërhyrjes ka pasur rezistencë nga grupet serbe, madje ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë e përplasjeve me protestues, pesë policë të Kosovës janë lënduar lehtë.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika