Ngrihet aktakuzë ndaj agjentit të BIA-së serbe

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Aleksandër Vlajiq, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të “Spiunazhit” nga neni 124, paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 i po këtij Kodi.

Sipas Prokurorisë, Aleksandër Vlajiq, në cilësinë e agjentit rezident të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë, dyshohet se nga një datë e pacaktuar e deri në arrestimin e tij më 26 qershor 2024, ka mbledhur dhe dërguar informacione dhe dokumente që rrezikojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, përfshirë jetën e zyrtarëve shtetërorë dhe qytetarëve të saj.

Hetimet disa mujore kanë zbuluar se i pandehuri kishte krijuar një rrjet kontakti me punonjës të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, kryesisht të nacionalitetit serb, nga të cilët ka pranuar informacione që ndërlidheshin me çështje politike dhe të sigurisë. Ai gjithashtu ka përpiluar raporte mbi persona të nacionalitetit serb, të cilët i kishte identifikuar si bashkëpunëtorë të strukturave të sigurisë së Kosovës.

Këto të dhëna, Aleksandër Vlajiq i kishte transmetuar tek R.G., një zyrtar i lartë i Agjencisë së Inteligjencës Serbe (BIA), përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike në territorin e Serbisë.

Gjatë bastisjes së banesës së të akuzuarit nga Policia e Kosovës, janë gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit Crvena Zastava dhe një spërkatës me gaz lotsjellës, të cilat i posedonte pa leje, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Prokurori i rastit ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, si dhe shpalljen e tij fajtor për veprat penale të cilat i vihen në barrë. Po ashtu, Prokuroria ka propozuar që Aleksandër Vlajiq të obligohet të paguajë shpenzimet e procedurës penale.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika