Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Pallatit të Rinisë” për keqpërdorim të mbi 137 mijë eurove

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj A.Z. dhe F.Rr., nën dyshimet për përfshirje në keqpërdorime financiare në ndërmarrjen “Pallati i Rinisë” Sh.A. në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, A.Z., në cilësinë e menaxherit të Financave dhe më pas ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv, dyshohet se gjatë viteve 2021–2022 , ka keqpërdorur mbi 137 mijë euro të ndërmarrjes. Ai akuzohet se ka realizuar transfere të paautorizuara në llogari personale dhe të personave të tjerë.

Me këto veprime, A.Z. ngarkohet për veprat penale “Përvetësimi në detyrë” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkohë, i pandehuri tjetër, F.Rr., në cilësinë e zyrtarit përgjegjës për sigurim, dyshohet se ka ndihmuar A.Z., duke tërhequr mjete financiare në para të gatshme dhe duke ia dorëzuar atij.

Sipas prokurorisë, në këtë mënyrë është mundësuar përfitim i kundërligjshëm në vlerë prej 9,250 euro.

F.Rr. akuzohet për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika